Policia në Mitrovicë realizon bastisje dhe gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Kronikë e zezë

Policia në Mitrovicë realizon bastisje dhe gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:56
Aparate për prodhimin e kriptovalutave

Në Mitrovicë vazhdon veprimtaria e kundërligjshme për prodhimin e kriptovalutave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme kanë realizuar bastisje.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohen dhe identifikohen lokacionet, me ç’rast bastisja është realizuar në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc të Mitrovicës, ku edhe janë gjetur 12 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Policia në Mitrovicë  realizon bastisje dhe  gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Mitrovicë,  11 maj  2022

Në orët e pasdites së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme kanë realizuar  bastisje.

Si rezultat i  hetimeve është arritur të lokalizohen dhe identifikohen lokacionet, me ç’rast  bastisja është realizuar në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc të Mitrovicës. Gjatë  bastisjes  janë gjetur dymbëdhjetë (12) aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e  gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka  sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e  gjetura  të merren autoritetet doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat