Policia jep detaje, vrasje në tentativë, sulmohen babë e djalë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje, vrasje në tentativë, sulmohen babë e djalë

Nga: H.O. Më: 12 maj 2022 Në ora: 08:28
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj ka raportuar se dy persona babë e djalë kanë mbetur të plagosur mbrëmë nga një sulm me thikë.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK. Sipas Policisë deri tek rasti ka ardhur, pasi djali i viktimës kishte probleme me disa persona.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat