Arrestohet një femër në Gjakovë, për keqtrajtim fëmijësh

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Gjakovë, për keqtrajtim fëmijësh

Më: 12 maj 2022 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një femër është arrestuar nën dyshimin “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në rrugën “Remzi Pula”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, janë identifikuar dhe tre fëmijë të gjinisë femërore.

“Lidhur me planin operativ ”Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”, është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe janë identifikuar tri viktima-fëmijë femra kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat