Çka deklaroi në Polici i dyshuari për dhunimin e 14-vjeçares në Junik, tregon avokati

Kronikë e zezë

Çka deklaroi në Polici i dyshuari për dhunimin e 14-vjeçares në Junik, tregon avokati

Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:32
Ilustrim

Një 33-vjeçar me inicialet Sh.Ll., është arrestuar dy net më parë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit seksual ndaj një të miture 14-vjeçare në Junik.

Avokati i të dyshuarit Sh.Ll., Driton Dobruna, potencon se klienti i tij nuk ka pranuar se qëndron deklarata e viktimës për dhunim.

“Klienti im po pretendon që nuk e ka prek me dorë, është për çudi që edhe deklarata e saj në një televizion ka qenë ndryshe në fillim pastaj e ka ndryshu deklaratën. Duhet të trajtohet ende këtë rast sepse është shumë herët me dhanë deklarim. Nuk është aq monstruoze ajo çka po flitet në media”, tha avokati i të dyshuarit, për kallxo.

“Kryesorja është që nuk e ka fut me dhunë në makinë qysh e ka ndryshu deklaratën viktima. Ajo ka thënë në fillim që nuk ka qenë e keqtrajtuar por e ka ndonjë frikë nga babai i saj apo diçka”, shtoi tutje avokati.

Ai potencoi se rasti duhet të trajtohet dhe të gjitha duhet të vërtetohen të gjitha nga organet e rendit.

Sipas avokatit Dobruna, është kërkuar nga i njëjti që të bëhet edhe një ekzaminim psikiatrik pasi që i njëjti ka qenë edhe nën ndikim të narkotikëve në ditën kur ka ndodhur ngjarja.

“Klienti ka qenë në paaftësi mendore, pasi ka qenë në ndikim të narkotikëve. Kërkesën e kam bërë në prokurori. Patjetër duhet të bëhet një ekzaminim psikiatrik sepse nuk është njëjtë kur je në ndikim të narkotikëve. Ai ka thënë që viktima i ka thënë që është 19 vjeçe. Patjetër që kjo nuk mundet me çu peshë, por ka qenë në gjendje të keqe”, tha ai.

Ndaj të dyshuarit 33-vjeçar është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Avokati i të dyshuarit thotë se vendimi i gjykatës është bazuar në pretendimet dhe veprën që dyshohet se ka kryer klienti i tij.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në dosjet e organeve të rendit dhe drejtësisë pasi një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person-33 vjeçar me inicialet Sh. Ll.

Portali ka arritur që të siguroj dosjen e prokurorisë në të cilët përshkruhen detaje të ngjarjes së ndodhur mes datave 3 dhe 5 maj pra në fillim të këtij muaji.

E mitura, 14-vjeçare me inicialet H.F., kishte rrëfyer para policisë së ishte dhunuar nga i dyshuari në shtëpinë e këtij të fundit.

E gjithë ngjarja sipas dosjes nis kur në mes të datave të lartë përmendura, e mitura ishte duke ecur rrugës dhe 33-vjeçari e kishte ndjekur dhe e kishte përshëndetur fillimisht por e njëjta nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar rrugën.

Tutje i dyshuari Sh.Ll., nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar sërish ndjekjen e së miturës dhe e kishte ftuar për kafe në një lokal në lagjen “Piskota” të Gjakovës.

Në dosje përmendet se e mitura dhe i dyshuari kishin pirë kafe e më pas kishte ndodhur edhe vepra penale.

Kjo pasi që siç thuhet në kërkesën për paraburgim 33-vjeçari e kishte dërguar në shtëpi viktimën dhe pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale për tri herë pa dëshirën e saj.

Madje kjo vepër penale rëndon mbi të dyshuarin pasi që e njëjta ishte e mitur pra 14 vjeç.

Pas ngjarjeve të rënda që kishte përjetuar, e mitura kishte arritur që të arratiset nga shtëpia e 33-vjeçarit duke dalë nga dritarja.

Më pas ajo ishte nisur drejtë stacionit policor dhe kishte raportuar ngjarjen që i kishte ndodhur.

Policia ka njoftuar se dy natë më parë ka arrestuar të dyshuarin i cili aktualisht gjendet në ndalim me urdhër të prokurorit të rastit.

Pas dërgimit të kallëzimit penal nga Drejtoria rajonale në Gjakovë, prokurori i rastit ka kërkuar edhe masën e paraburgimit për 30 ditë nga ana e Gjykatës në Gjakovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat