Fëmijën e tij e përdorte për lëmosh në rrugë, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Fëmijën e tij e përdorte për lëmosh në rrugë, arrestohet një person në Pejë

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi së bashku me fëmijën e tij janë hasur në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Binak Qelaj”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në rrugë së bashku me fëmijën e tij duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat