Punëtori lëndon dorën në vendin e punës në furrën e bukës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Punëtori lëndon dorën në vendin e punës në furrën e bukës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Një punëtor ka lënduar dorën në një makinë në një furrë buke në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Rasti në polici është hapur si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, teksa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Magjistrale, Prishtinë-Ferizaj 15.05.2022-09:06. Raportohet se, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një furrë buke, ka lënduar dorën në një makinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat