Sulmohet grupi prej 5 personash në Gjilan, theret me thikë një person

Kronikë e zezë

Sulmohet grupi prej 5 personash në Gjilan, theret me thikë një person

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Mbrëmë në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, një person është therur me thikë. Policia njofton se tre persona kanë sulmuar një grup prej pesë personash, për shkak të një mosmarrëveshje.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Një i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË  TENTATIVË /Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat