Arrestohet 42-vjeçari në Vushtrri, po kërkohej për organizim të bixhozit të paligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestohet 42-vjeçari në Vushtrri, po kërkohej për organizim të bixhozit të paligjshëm

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar B.P (42 vjeçar), i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Përmes një njoftimi, policia njofton se njësitet policore në Vushtrri, në orët e paradites së të martës, kanë arrestuar të dyshuarin, për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.

Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari B. P., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit gjykata kompetente i kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale “Organizim i skemave piramidale”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej gjashtë muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat