Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte dënuar me 15 vjet burg

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte dënuar me 15 vjet burg

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 04:10, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe pas kontrollimit të automjetit dhe personave, është ndaluar një person me inicialet E.T (M/K) i moshës 49 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat