U gjet i shtrirë në dysheme nga vëllai i tij, policia jep detaje të reja për vdekjen e nxënësit nga Vushtrria

Kronikë e zezë

U gjet i shtrirë në dysheme nga vëllai i tij, policia jep detaje të reja për vdekjen e nxënësit nga Vushtrria

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një nxënës i klasës së gjashtë nga Vushtrria është gjetur i vdekur nga vëllai i tij. Sipas policisë viktima është gjetur i shtrirë në dysheme.

Në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR /Vushtrri 21.05.2022-14:12.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Lajmi për vdekjen e tij u u bë fillimisht i ditur nga shkolla SHMF ‘Liria’ Strofc ku nxënësi vijonte mësimet në klasën 6-të.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë.

Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat