Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Tre persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve në Kosovë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Tre persona janë raportuar si persona të zhdukur, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë një femër në Lagjen 28, në Fushë Kosovë e kishte raportuar në polici si të humbur vëllaun e saj.

Sipas saj vëllai i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se vëllai i saj ka dalur nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”.

Një rast të njëjtë e kishte raportuar në polici edhe një femër tjetër, në Prishtinë.

Sipas saj e mitura është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare  ( e mitur) është larguar nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.

Kurse në Pejë, një shtetase e Shqipërisë me banim në Kosovë, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk e dinë se ku ndodhet.

“Një femër shtetase e Shqipërisë me banim në Republikën e Kosovës, ka raportuar se vajza e saj viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat