Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Suharekë – Prizren

Më: 22 maj 2022 Në ora: 23:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Të dielën pasdite në magjistralen Suharekë – Prizren ka ndodhur një ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë tre persona kanë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Me rastin është marrë njësia e trafikut rajonal të Prizrenit. Deri te aksidenti ka ardhë pasi vozitësit nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat