​Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Gjakovë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një person me inicialet Z . M dhe një tjetër me inicialet M . Th., janë arrestuar sot në Gjakovë nën dyshimin për vjedhje të rënd në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

Sipas Policisë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative- hetimore për disa persona të dyshuar në lidhje me rastet e vjedhjeve në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

“Andaj, sot më datën 24.05.2022, hetuesit policorë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme me ç’ rast mbi bazën e dyshimit për veprat penale ”Vjedhje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve” kanë arrestuar Z . M., viti i lindjes 1976 dhe M . Th., viti i lindjes 1974.

Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë, si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë. Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor”, thuhet në njoftim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat