Dhëndëri rrah vjehrrën dhe mikun, përfundojnë në spital

Kronikë

Dhëndëri rrah vjehrrën dhe mikun, përfundojnë në spital

Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme ka arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dunë fizike ndaj vjehrrës dhe mikut të tij.

Siç njofton policia të tre personat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 27.05.2022 – 00:17. Raportohet se një mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, është rrahur me vjehrrën dhe mikun e tij (nënë e birë).

Tre të dyshuarit janë arrestuar si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat