Goditet për vdekje këmbësorja në Pejë, arrestohet vozitësi

Kronikë e zezë

Goditet për vdekje këmbësorja në Pejë, arrestohet vozitësi

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:29
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në fshatin Novosell të Pejës.

Sinjali mëson se në këtë aksident këmbësorja e cila kishte marrë lëndime të rënda trupore ishte dërguar me ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Pejës, por e njëjta nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si shkak që këmbësorja po ecte në mesin e rrugës, drejtim i kundërt nga automjeti.

Burimet bëjnë me dije se këmbësorja para se të goditej nga automjeti nga disa kalimtarë të rastit është raportuar se është duke i penguar automjetet në rrugë, ku këtij informacioni ishte duke iu përgjigjur patrulla e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ku me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Ndërkaq, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat