Policia konfiskon 12 dele dhe dhi në Podujevë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 12 dele dhe dhi në Podujevë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Njëstitë policore në fshatin Dumnicë të Podujevës kanë vërejtur dy persona të dyshuar me disa kafshë duke e kaluar kufirin Serbi-Kosovë.

Pas hyrjes në territorin e Kosovës, të dyshuarit kanë ikur.

Ndërsa dogana ka konfiskuar 12 dele dhe 12 dhi, shkruan teve1.info

Rasti është nën hetime.

“Njësitë policore kanë vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë dhe pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat