Dyshohet se luftoi në Siri, gjykata e dënon me një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Dyshohet se luftoi në Siri, gjykata e dënon me një muaj paraburgim

Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vendosur një muaj paraburgim ndaj Y.B.

Ai dyshohet  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I pandehuri Y.B dyshohet se ka marr pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave Terroriste “Abal al – Nustra dhe “Dawala Islamya” (ISIS) me  çka i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat