Policia jep detaje për vjedhjen në Termocentralin Kosova A

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vjedhjen në Termocentralin Kosova A

Më: 31 maj 2022 Në ora: 09:32
KEK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vjedhjen në termocentralin Kosova A në Obiliq.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh hajnat kanë vjedhur një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia e të cilës ende nuk dihet.

“TC Kosova A, Obiliq 30.05.2022 – 03:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat