Sulmohet me shufër metalike një i mitur në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Sulmohet me shufër metalike një i mitur në Fushë Kosovë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 10:21
Ilustrim

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një të mitur me shufër metalike.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënë rreth orës 16:15 në Bresje, Fushë Kosovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një shufër metalike të miturin, viktimën mashkull kosovar.

Shufra metalike e cila dyshohet se është përdorur është konfiskuar, ndërsa viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat