Dhuna në familje s’ka të ndalur, katër raste për 24 orë

Kronikë e zezë

Dhuna në familje s’ka të ndalur, katër raste për 24 orë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje.

Sipas Policisë, rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Rastet e dhunës:

Prishtinë 30.05.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prizren 30.05.2022 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 2.13 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet në ndalim policor.

Gjakovë 30.05.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të merr trajtim mjekësor. I dyshuari ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 1.88 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë  30.05.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe së bashku me dy vajzat e saj është vendosur në strehimore në Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat