Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë, rasti në hetim

Kronikë e zezë

Lëndohet një person në vendin e punës në Malishevë, rasti në hetim

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Një person raportohet se është lënduar përderisa ishte duke punuar në një firmë ndërtimi në Malishevë.

Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën dhe ështtë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman të mëtejshëm mjekësor.

Fsh. Janqist-Malishevë 31.05.2022-17:30. Ankuesi mashkull  kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF pasi që deri sa kishte qenë duke punuar në një firmë ndërtimi kishte lënduar këmbën. Pas ndihmës mjekësore, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar inspektori i punës si dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat