Nipi publikon foton me armë të gjyshit, shoqërohet në polici bashkë me të

Kronikë e zezë

Nipi publikon foton me armë të gjyshit, shoqërohet në polici bashkë me të

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shoqëruar në polici nip e gjysh pasi që i mituri ka publikuar foto në rrjetet sociale me armë zjarri të gjyshit të tij.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, ndërsa policia bën të ditur se ka konfiskuar pistoletë me dy fishekë dhe me vendim të prokurorit rasti shkon me procedurë të  rregullt.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 31.05.2022 – 10:45. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nip e gjysh, pasi që i mituri përmes rrjeteve sociale ka publiku foto me armë zjarri të gjyshit të tij.

Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat