​Dyshohet për sulm seksual, arrest shtëpiak për të pandehurin B.A

Kronikë e zezë

​Dyshohet për sulm seksual, arrest shtëpiak për të pandehurin B.A

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A i dyshuar për shkak të veprës penale sulmi seksual.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit B.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. 

“Të pandehurit B.A masa e arrestit shtëpiak i është caktuar në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat