Rrahu gruan për higjienën e shtëpisë, kërkohet paraburgim për burrin nga Rahoveci

Kronikë e zezë

Rrahu gruan për higjienën e shtëpisë, kërkohet paraburgim për burrin nga Rahoveci

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas komunikatës, I dyshuari pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me gruan e tij dhe pas një fjalosje që kanë pasur mes vete, e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në  krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore.

“Prokuroria njofton se  më 31 maj 2022,  në Komunën e  Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B.  Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat