Ferizaj, policia arreston një person të kërkuar

Kronikë

Ferizaj, policia arreston një person të kërkuar

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj njoftojnë se sot në fshatin Dubravë të kësaj komune kanë arrestuar një person 47-vjeçar me inicialet A.D, i cili ishte i kërkuar nga ta.

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, thuhet se ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’.

Ku më parë ishte dënuar me burgimi prej një viti.

Nga zyra e informimit të policisë bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat