Gjakovë/ Babë e bir në gjendje të dehur rrahen mes vete

Kronikë e zezë

Gjakovë/ Babë e bir në gjendje të dehur rrahen mes vete

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Gjakovë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar babë e bir pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete.

Në momentin e përleshjes, ata dyshohet se ishin në gjendje të dehur.

“Gjakovë 03.06.2022, 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur në mes veti (babë e djalë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat