Ishin duke punuar, lëndohen dy persona në Malishevë

Kronikë e zezë

Ishin duke punuar, lëndohen dy persona në Malishevë

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 09:42
Ilustrim

Dy persona, punëtorë të një firme ndërtimi kanë kërkuar ndihmë mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pasi që të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar janë lënduar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:25 në rrugën “Hamdi Berisha”, në Malishevë.

“Dy viktima meshkuj kosovarë punëtor të një firme ndërtimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë pasi që të njëjtit deri sa kanë qenë duke punuar-përgatitur hekurin për një objekt në ndërtim, nga pakujdesia janë lënduar.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat