Shtërpcë, arrestohen nëntë persona për vjedhje të pyjeve

Kronikë e zezë

Shtërpcë, arrestohen nëntë persona për vjedhje të pyjeve

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, në ora 07:30 kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ ” Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri “, në  fshatin Berevce të Shtërpcës.

Në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional ” Sharri”.

Në kuadër të këtij askioni janë arrestuar 9 persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar, A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motorsharra dhe sasi e drunjëve.

Rasti është cilësuar ” Vjedhje e pyjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat