Gjendet i vdekur i riu në Lipjan, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur i riu në Lipjan, dyshohet për vetëvrasje

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në një garazh në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan.

19-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë, thonë burimet e sinjalit.

Image
19-vjeçari

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mediat lokale raportojnë se viktima është 19-vjeçari Alton Krasniqi nga Hallaqi i Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat