E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Pejë

Kronikë e zezë

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Pejë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Adem Jashari’ në komunën e Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Burimet bëjnë të ditur se Policia ka pranuar një thirrje për t’i dalë në ndihmë një gruaje e cila ishte pa ndjenja dhe dyshohej se kishte ndërruar jetë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kërkuar ndihmën e ekipit mjekësor.

Një ekip i Emergjences i është përgjigjur thirrjes dhe posa arritën në lokacion, kryen ekzaminimet vitale dhe nga mjeku kujdestar u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat