Zhduket një person në Klinë

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Klinë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se djali i vëllait të tij me të meta psikike është larguar nga shtëpia më 03.06.2022 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dush, të Klinës.

“Një  mashkull  kosovar ka raportuar se djali i vëllait të tij, viktima mashkull  kosovar, me të meta psikike është larguar nga shtëpia nga data e cekur  dhe  prej asaj kohe nuk është kthyer ne shtëpi. 

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat