Dhunohen dy të mitura dhe ngacmohet seksualisht një e mitur tjetër në Kosovë

Kronikë e zezë

Dhunohen dy të mitura dhe ngacmohet seksualisht një e mitur tjetër në Kosovë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 09:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunimit ku viktimat janë vajza të  mitura.

Një e mitur është dhunuar në Prizren. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

‘I dyshuari mashkull  kosovar është shoqëruar në polici nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër  kosovare (të mitur)”, njoftoj policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa edhe në Prishtinë policia ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur me datën 8 qershor, kurse viktima rastin e ka raportuar në Polici dje.

Lidhur me rastin policia nuk raporton për të arrestuar ndërkohë që rasti po hetohet.

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se me datën e lartë cekur ishte abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Rasti nen hetime”, njofton Policia.

Edhe në Vushtrri sipas policisë një vajzë e mitur është ngacmuar seksualisht ndërsa i dyshuarië shtë arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton polciia përmes raporti 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat