Zhduket një person në Klinë

Kronikë

Zhduket një person në Klinë

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një person ka raportuar se djali i vëllait të tij me të meta psikike është larguar nga shtëpia më 03.06.2022 dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dush, të Klinës.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i vëllait të tij, viktima mashkull kosovar, me të meta psikike është larguar nga shtëpia nga data e cekur dhe prej asaj kohe nuk është kthyer ne shtëpi.

Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat