E mori me qira, qytetarit nga Kosova i merr flakë banesa në Durrës

Kronikë e zezë

E mori me qira, qytetarit nga Kosova i merr flakë banesa në Durrës

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një banesë në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës është përfshirë nga flakët. Lidhur me ngjarjen njoftohet se banesa ishte e marrë me qira nga një shqiptar i Kosovës, me inicialet J. S., 43 vjeç.

Gjithashtu, ky i fundit ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarr.

“Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat