Rrahën mes vete, arrestohen 9 persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrahën mes vete, arrestohen 9 persona në Prishtinë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 09:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuat 9 persona si pasojë e një përleshje mes vete.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërsa bëhet e ditur se 3 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq  njoftohet se 8 prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse njëri nga ta  thuhet se është liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.06.2022-22:15. Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat