​Dëmtim i pasurisë dhe sulm ndaj personit zyrtar, dënohen dy të akuzuar

Kronikë e zezë

​Dëmtim i pasurisë dhe sulm ndaj personit zyrtar, dënohen dy të akuzuar

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve R.A.1 dhe R.A.2, të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas gjykatës, i akuzuari R.A.1 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite për veprat penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, Sulmi ndaj personit zyrtar, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“I akuzuari R.A.2 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, të cilin dënim i akuzuari do ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”
, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat