Tre gra rrahen nga katër burra, rastet ndodhin në Gjakovë, Malishevë e Zveçan

Kronikë e zezë

Tre gra rrahen nga katër burra, rastet ndodhin në Gjakovë, Malishevë e Zveçan

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Nëpër Kosovë, po vazhdon të ketë dhunë në familje, në të shumtën e rasteve gratë po raportojnë Policinë e Kosovës, që ato po rrihen nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga burra të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur, katër raste të dhunës.

Sipas këtij raporti ngjarjet kanë ndodhur në qytetet e Gjakovës, Malishevës dhe në Zveçan, dhe rasti tjetër ka ndodhur në Prizren, por shtetasja është e Shqipërisë.

Rasti në Prizren, pas një zënke, “Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës,

Sipas këtij raporti rasti është duke u hetuar, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. I dyshuari gjendet në arrati

Ndërsa në qytetin e Malishevës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, thuhet tutje në këtë raport.

Ky rast, me vendim të prokurorit, shkon në procedurë të rregullt.

Ndonëse e kishin rrahur, një vajzë nuk e ka lajmëruar policinë në Zveçan. Por këtë e ka bërë nëna e saj, dhe ka informuar Policinë se vajza e saj, është keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat