Gjilan, aksidentohen dy automjete të FSK-së – tre të lënduar

Kronikë e zezë

Gjilan, aksidentohen dy automjete të FSK-së – tre të lënduar

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Rreth orës 21:10 në rrugën Gjilan-Cërrnicë, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca.

Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e qytetit për tretman mjekësor.

Në aksident janë  përfshirë dy automjete të FSK-së.

Siç mëson media deri tek aksidenti ka ardhur për shkak të motit, erërave të forta të përcjellura me shi e shtrengatë.

Lidhur me rastin mediumi ka provuar të flasë me policinë por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat