Aksidentohet një autobus në Ferizaj – tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidentohet një autobus në Ferizaj – tre të lënduar

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të premte në Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se autobusi i kishte këputur telat e rrymës.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 në rrugën e Ferizajt, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qenë e bllokuar për pak kohë. Sipas hetimeve janë lënduar lehtë tre persona”, ka thënë Hashani.

Me rastin janë duke u marrë njësitet e trafikut rajonal. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat