Gjuajti me armë drejt veturës së një personi, arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë drejt veturës së një personi, arrestohet 24-vjeçari në Mitrovicë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 09:22
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar një person me inicialet G.A., 24 vjeçar, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .

Mbështetur në hetimet fillestare dhe provat e siguruara, dyshimet e para janë ngritur se si pasojë e një zënke të mëhershme me ankuesin, i dyshuari mbrëmë rreth orës 23:00, nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

“Në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tetë fishekë, e cila do t’ procedohet për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut përgjithshëm’ .

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat