Plagoset me thikë 18-vjeçari në Këlcyrë

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Këlcyrë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Këlcyrë.

18-vjeçari me iniciale M.J. u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 17-vjeçari A.B., i cili u arrestua në flagrancë nga policia. Uniformat blu sekuestruan edhe armën e ftohtë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. 17-vjeçari i arrestuar akuzohet për plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat