Prishtinë: Dyshohet për granatë dore, dëmtohen 3 vetura

Kronikë e zezë

Prishtinë: Dyshohet për granatë dore, dëmtohen 3 vetura

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lagjen “Dardania” në komunën e Prishtinës po dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Si pasojë e kësaj tri vetura të parkuara kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirit.

Nuk dihet ende arsyeja e këtyre veprimeve.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë vendin ku ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat