Gjendet i vdekur një 19 vjeçar në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 19 vjeçar në Rahovec, dyshohet për vetëvrasje

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një fshat të Komunës të Rahovecit.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj nga rajoni i Gjakovës.Sipas njoftimit të policisë viktima është gjetur i varur.

Sot rreth ores 08:40min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten.

Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat