Arrestohet mashtruesi i qindra qytetarëve: Premtonte viza pune, merrte paratë e zhdukej

Kronikë e zezë

Arrestohet mashtruesi i qindra qytetarëve: Premtonte viza pune, merrte paratë e zhdukej

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar qindra qytetarë.

Prokuroria ndaj të njëjtit ka iniciuar veprën penale “mashtrimi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria në komunikatën e saj ka bërë të ditur se V.C, i dyshuar në këtë rast, dyshohet se nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria e ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave.

Prokuroria ka bërë të ditur tutje se për këto shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material.

Në lidhje me rastin e njëjtë janë arrestuar edhe katër persona tjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat