​Aksion policor rreth shkollave në Ferizaj, konfiskohen thika e armë zjarri

Kronikë e zezë

​Aksion policor rreth shkollave në Ferizaj, konfiskohen thika e armë zjarri

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, mbi bazën e informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, në fillim të muajit shkurt 2022 ka nisur aksionin e koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani janë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë konfiskuar pesë armë zjarri (pistoleta), dy armë të gjata gjysmautomatike, një sasi municioni, 40 thika të nxënësve të shkollave të mesme, 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme, 6 mulli për bluarje të marihuanës, katër shufra metali dhe një elektro shok.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona të tjerë nën dyshimin për shitje narkotikësh dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë do të vazhdojë në shtator, kur nis procesi mësimor, me synim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat