​Të shtëna me armë zjarri në Komoran, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

​Të shtëna me armë zjarri në Komoran, nuk ka të lënduar

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një person, nën rrethana ende të pasqaruara, ka shtënë sot me armë zjarri në drejtim të shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit.

Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe personi ka shtënë me armë nga automjeti i tij derisa ishte në lëvizje.

Edhe pse në ato momente kishte nxënës në shkollë, fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat