Lëndohen pesë persona në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Lëndohen pesë persona në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:32
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën Prishtinë-Pejë, ku janë lënduar pesë persona.

Në aksidentin që ndodhi në këtë rrugë nacionale, përkatësisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës u përfshinë tri vetura.

Këtë e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:50 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku. Ne këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka treguar Krasniqi, teksa ka shtuar se njësia policore e trafikut është marrë me rastin.

Shkak i këtij aksidenti u krijuan edhe kolona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat