Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë

Kronikë e zezë

Kanoset një mjek në Klinikën e Kardiologjisë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë sepse ka kanosur një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

Siç njofton Policia përmes raportit 24 orësh ai është liruar në procedurë të rregult.

“KANOSJE/Klinika e Kardiologjisë QKUK –Prishtinë 24.06.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat