Arrestohet 28 vjeçari, dyshohet se përfitoi 41 mijë euro për termin të vizave

Kronikë e zezë

Arrestohet 28 vjeçari, dyshohet se përfitoi 41 mijë euro për termin të vizave

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin maj të vitit 2022, sipas policisë, i kishte mashtruar 12 persona (viktima).

Duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë. 

Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41, 100€ (katërdhjetë e njëmijë e njëqind euro). 

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat