Gjakovari tenton ta vrasë me sëpatë një tjetër dhe arratiset

Kronikë e zezë

Gjakovari tenton ta vrasë me sëpatë një tjetër dhe arratiset

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë ka sulmuar një tjetër me sëpatë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË-Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat